
Në orët e fundit tek Liverpooli është marrë një vendim i rëndësishëm.
Ibrahima Konate me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e ‘’ Të Kuqve ‘’ përtej merkatos së verës, i cili nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit referuar rinovimit të kontratës.
Pas kalimit nga Leipzigu në ‘’ Anfield Road ‘’ qendërmbrojtësi me kalimin e kohës arriti të shëndërrohej në një ndër më të mirët në Europë, shumë i fuqishëm, i shpejtë, i sikletshëm për çdo rival.
Ekspertët besojnë se vijimësia e 27 vjeçarit do të zgjidhet shumë shpejt, i pretenduar tashmë nga Bayern Muncheni, Paris St Germain dhe Real Madridi.
Eksperienca në çdo kompeticion, pa harruar atë me kombëtaren e ‘’ Gjelave ‘’ e bën një kandidat potencial për të përfaqësuar çdo ekip të famshëm.
Anglezët sigurisht pritet të ndërhyjnë seriozisht referuar përforcimit në çdo pozicion, kryesisht prapavijës.
Arne Slot ka nisur ti bëjë me kujdes llogaritë me pretendimin për tu rikthyer tek trofetë sezonin vijues, i mbështetur fuqimisht nga presidenti Tom Werner.
Parizieni e ka përfunduar aktualin me 2 gola në 51 sfida, të cilit do ti duhet një kohë për të përcaktuar hapin e rradhës në karrierë.



