Të mëdhenjtë  ‘’ peshkojnë ‘’ tek Newcastle

Të mëdhenjtë ‘’ peshkojnë ‘’ tek Newcastle

Mesfushori i Newcastle United Allan Saint – Maximin është bërë protagonisti i rradhës në merkato .

 Niveli i shkëlqyer i francezit e ka vënë në radarët e disa klubeve të njohura si  Everton , Liverpool dhe Chelsea  . Ylli i anglezëve ka mahnitur me lojën e tij  por sipas gazetarit të famshëm  Ekrem Onur  aktualisht  bardhezinjtë nuk e mendojnë shitjen e 24 vjeçarit për faktin se është i domosdoshëm për skemat e  Steve Bruce por nëse ecuria e tij do të jetë në këto nivele mund të konsiderojnë fillimin e negociatave për ishi-n e Nicës.

Marrëdhëniet e shkëlqyera me drejtuesit e klubit veçanërisht me Steve Bruce janë një motiv i mjaftueshëm për të qëndruar në ‘’ Saint – James Park ‘’  sepse  objektivi i trainerit anglez është pjesëmarrja në kupat e Europës në sezonin e ardhshem .

Kontributi i deritanishëm i  Allan Saint- Maximin meriton duartrokitje  pavarësisht se pozicioni i Newcastle në tabelë lë për të dëshiruar  por duke qënë se është vetëm fillimi çdo skenar është i mundshëm për anglezët .

Në 6 ndeshjet e para të Premier Leagues  ka treguar një nivel të lartë loje dhe e ka shoqëruar me  2 gola .

Pavarësisht potencialit të madh ekonomik të pretendentëve të tij, për  Newcastle United do të konsiderohej një autogol shitja e Allan Saint – Maximin për arsye se do të fuqizonte kundërshtarët direktë në Premier  League dhe do të dëmtonte ndjeshëm progresin e bardhezinjve  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy