
Valon Berhami do të jetë kapiteni i Kombëtares së Zvicrës në sfidën e fazës së 1/8 të finaleve të Kampionatit Botëror kundër Suedisë. Mesfushori me orgjinë shqiptare në një intervistë për televizionin shtetëror zvicerian u shpreh se është nder për të që ta mbajë shiritin e kapitenit.



