Ballkani ka njoftuar ditën e sotme shkarkimin e trajnerit Bekim Isufi. Shkaqet e këtij vendimi nuk janë bërë të ditura, teksa klubi njofton se në ditët në vijim do të vendoset edhe për trajnerin e ri.
Skuadra nga Suhareka pas 18 javëve kampionat mban vendin e tretë në kampionat me 33 pikë, 2 pikë më pak se Gjilani kryesues.
Duket se humbja e fundit e pësuar ndaj Gjilanit, ka bërë që drejtuesit të vendosin për shkarkimin e trajnerit Isufi. Në 5 ndeshjet e fundit Ballkani numëron 3 fitore dhe 2 humbje dhe tashmë te skuadra do të kërkojnë reagim, në fillimin e 2022.



