Tahiri: Kukësi meriton vlerësime, Longo ka krijuar një skuadër shumë të mirë

Tahiri: Kukësi meriton vlerësime, Longo ka krijuar një skuadër shumë të mirë

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, u shpreh se trajneri Diego Longo ka krijuar një ekip që meriton vlerësime te Kukësi. Në emisionin “Skaner” në MCN TY, Tahiri tha se në rast se verilindorët vazhdojnë me këtë formë, do të jenë mes ekipeve të para për titullin kampion.

“Vllaznia u mposht nga Kukësi, për shkak të euforisë që kishte nga fitorja me Dinamon, pa i hequr meritat këtu skuadrës së Longo. E kemi parë në ndeshje të tjera, që Kukësi bën lojë shumë të mirë. Padyshim që kjo është punë e trajnerit, pasi ka krijuar një ekip që meriton vlerësime. Nëse vazhdojnë me këtë formë, do të jenë mes ekipeve të para për titullin. Vllaznia në ndeshjen me Kukësin, nuk mundi të kthente dot rezultatin dhe kjo për meritë të verilindorëve.

Ky është një kampionat shumë i fortë. Nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve. Kemi para skuadrat e Skënderbeut, Egnatias dhe Kastriotit që bëjnë lojë të bukur.”, u shpreh Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy