U luajtën këtë të mërkurë, ndeshjet e javës së 33-të në Abissnet Superiore. Pas barazimit në derbi, Tirana mban vendin e parë me 60 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Partizanit.
Egnatia mban vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa ndjek Vllaznia me 46 pikë dhe Laçi me 44 pikë.
Teuta renditet në vendin e gjashtë me 42 pikë, teksa vendi i shtatë i takon Kukësit me 40 pikë. Garë e ashpër për mbijetesën, ku Erzeni renditet në vendin e tetë me 39 pikë, 3 më shumë se Bylis, ndërsa mbyll renditjen Kastrioti me 35 pikë.
RENDITJA:



