
Java e 25-të në Superligën e Kosovës, rezervon një supersfidë, siç është derbi mes Dritës dhe Gjilanit.
Pavarësisht rivalitetit të madh, kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Kjo është bërë e ditur nga klubi i Dritës, ku thuhet se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vendosur që ndeshja të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi me bar sintetik në Gjilan.
Derbi do të luhet ditën e diel në orën 13:00 dhe pritet të jetë një sfidë e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes tyre.



