Pyetja për Plorin, Martini: Nuk e njoh drejtorin e Vllaznisë. Presidenti s’ka nevojë për mendimet e mia

Pyetja për Plorin, Martini: Nuk e njoh drejtorin e Vllaznisë. Presidenti s’ka nevojë për mendimet e mia

Trajneri Edi Martini, u përfol si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Vllaznisë, por vetë tekniku zbuloi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se nuk ka pasur kontakte me klubin. I pyetur për drejtorin Elvis Plori, nëse ai ka ndikuar në vendim, Martini deklaroi se nuk e njeh. Shkodrani u shpreh se i ka dhënë mendime presidentit Xhaferri, por shtoi se duket se ai nuk ka nevojë për to, pasi ka stafin e vet. Me ironi, Martini tha se do të shkojë ta shikojë Vllazninë në stadium, te pjesa e tifozëve, pasi te tribuna VIP, ka shumë specialistë. “Kush është drejtori aktual te Vllaznia?! Unë nuk e njoh. Nuk e di për kë bëhet fjalë. Nuk kam çfarë të diskutoj. Vllaznia është e Shkodrës, nuk është e individëve. Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Unë sa herë jam takuar me presidentin Xhaferri, i kam dhënë mendimet e mia. Unë kam parë, që nuk ka shumë nevojë për mendimet e mia, sepse ka stafin e vet. Memellit i uroj suksese. Futbolli kështu është. Unë dua që të gjithë kolegët të ecin mirë në rrugën e tyre. Tifozët shkodranë, janë më kritikët. Janë të dashuruar me futbollin. Unë jam i bindur se Memelli me punën e tij, mund t’i bindë tifozët që ta mbështesin. Tifozët janë të acaruar, por Vllaznia nuk është një person, një individ. Është një histori ku çdo njeri ka vënë pjesën e tij. Teuta dhe presidenti Hasanbelliu, janë dy gjëra të afërta për mua. Kisha shkuar atje deri në qershor. Për momentin dua të vazhdoj këto që kam nisur këtu në Shkodër. Në të ardhmen, rrugët mund të na bashkohen sërish. Te Teuta kam arritur një sukses, që nuk e di nëse do e arrij ndonjëherë tjetër në jetën time. Vllazninë do e shikoj nga pjesa e tifozëve te 20-shja, sepse te pjesa me çati ka shumë specialistë.”, tha Martini.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy