Derbi Spartak Trnava-Slovan Bratislava në Sllovaki është luajtur vetëm 13 minuta. Sfida e ditës së djeshme ka prodhuar skena dhune mesa tifozëve të dy ekipeve.
Fusha e lojës u kthye në arenë lufte, me ultrasit që braktisën tribunat e tyre dhe zbritën në fushë, duke u përleshur me njëri-tjetrin.
Policia është futur menjëherë në fushë për të ndarë tifozët, por organizatorët e ndeshjes kanë vendosur që takimi të anulohet, ndërsa Federata e Sllovakisë pritet të marrë dënime të rënda për klubet si dhe për tifozët e të dyja ekipeve.
Skena aspak të këndshme këto, me dy tifozeritë që tërheqin vëmendjen e të gjithëve.



