Prej 11 shtatorit, kur u formua kabineti i ri qeveritar, sporti ka kaluar në varësi të Ministrisë së Turizmit. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit drejtohet nga Blendi Gonxhe.
Artan Shyti, pedagog, ish-zv.ministër sporti, në një intervistë në MCN Informacion tha se pret shumë nga ministri Gonxhe.
Unë në 31 vite kam parë shumë realitete. Nuk ka shumë rëndësi karrigia, ka rëndësi personi. Do ishte mirë një ministri, por koha ka treguar se edhe kur ka pasur përfaqësi më të ulët është bërë punë.
Nëse personi që është aty bën punë, mund ta bëjë fare mirë. Besoj se Gonxhe është ministri me agresivitetin e duhur. Besoj të ketë stafin që ta mbështesë në dëshirën e tij për të bërë punë.



