Shorti i Champions League, zbuloi këtë të premte, çiftet e skuadrave për fazën çerekfinale.
Nuk munguan finalet e parakohshme, siç ishte ajo mes Bayern Munich dhe Manchester City, dy skuadra që shihen si pretendente për fitimin e trofeut.
Sfidë interesante edhe ajo mes Real Madrid dhe Chelsea. Mund të thuhet se Interi kishte fat, pasi shorti e vendosi përballë portugezëve të Benfica.
Në këtë fazë, do të ketë edhe një përballje mes dy skuadrave italiane, Milanit dhe Napolit.
Sa i përket gjysmëfinales, fituesi i çiftit Real-Madrid-Chelsea do të përballet me fituesit e çiftit Bayern Munich-Manchester City, ndërsa fituesi i Inter-Benfica do të përballet me fituesin e Milan-Napoli.



