
Kukësi përballet me Tiranën ditën e shtunë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin 3 pikët.
Prej kohësh përflitej se verilindorët këtë ndeshje do e zhvillonin në Kukës, por stadiumi ende nuk është gati.
Në këtë situatë, kjo sfidë do të zhvillohet në qytetin e Rrogozhinës, në stadiumin “Egnatia Arena”. Diçka të tillë e ka njoftuar vetë Kukësi, në faqen e klubit.



