Barça mposht Atletikon me golat e Mesit dhe Suarez

Barça mposht Atletikon me golat e Mesit dhe Suarez

Spektakël dhe emocione në ndeshjen mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës e vlefshme për Kupën e Mbretit në Spanjë.

Skuadrat kanë zhvilluar presing që në minutat e para por të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të sulmuesit Luis Suarez. Katalanasve u janë dashur vetëm 7 minuta lojë dhe anë uruguajanit të heshtin stadiumin “Vicente Kalderon”. Sulmuesi katalanas përfitoi nga një gabim I skuadrës kundërshtare në mesfush dhe pas një aksioni personal I dha avantazhin Barçës.

Kur të gjithë prisnin reagimin e skuadrës së Simeones, ishte I përherëshmi Leo Mesi ai që tronditi rrjetën e Atletikos. Ishte minuta e 33 e takimit kur argjentinasi pas një super gjuajtje nga jashtë zonës dyfishoi shifrat e takimit.

Goli I dytë për katalanasit ishte një siguri për ekipin e Luis Enriques, pasi ndeshja ishte në një fushë të vështirë dhe një kundrshtari të forte.

Për vendasit ishte francezi Antoine Griezmann I cili në minutën e 59-të, shënoi edhe golin e vetëm për vendasit.

Kjo ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Camp Nou”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy