Gjeorgjia mori një pikë historike në Europian, teksa barazoi 1-1 ndaj Çekisë, në një ndeshje spektakolare dhe të luftuar deri në fund.
Gjeorgjianët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një goli me penallti të shënuar nga Mikautadze.

Në pjesën e dytë, çekët barazuan shifrat me anë të Schick në minutën e 59-të. Pavarësisht rasteve, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndanë pikët.
Kjo është pika e parë për Gjeorgjinë në Europian, pasi ishte edhe pjesëmarrja e parë në këtë kompeticion.



