
Vendimet e Luis Enriques në ndeshjet e fundit e kanë lënë disi në prapavijë Gonçalo Ramosin.
Siç dihet tek Paris St Germain rivaliteti është shumë i ashpër dhe nëse nuk e bind ishi-n e ‘’ La Furia Rojas ‘’ të takon të ngrohësh stolin.
Në janarin e kaluar sulmuesi u transferua nga Benfika tek ‘’ Les Pariziens ‘’ për shifrën e 65 milionë eurove, i cili nuk ka mundur ta justifikojë këtë shifër.
Gjatë merkatos vijuese disa klube në Europë do të mundohen të firmosin me 23 vjeçarin, i cili e tregoi në të kaluarën tek Benfika se është shumë cilësor.
Gjithsesi, pavarësisht ulje-ngritjeve me francezët, cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe nxjerrja në shitje do të jetë një mundësi për pretendentët për t’i shtuar vlerat në metrat e fundit.
Eshtë sezoni i dytë në ‘’ Parque de Prince ‘’, i filluar shumë keq nga Gonçalo Ramos dhe ky fakt kurrsesi s’mund të tolerohet nga një trainer si ‘’ Lucho ‘’.



