Partizani sfidon Laçin, Kolela konfirmon largimin e titullarit: Nuk e kam parë në skuadër

Partizani sfidon Laçin, Kolela konfirmon largimin e titullarit: Nuk e kam parë në skuadër

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka folur për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Laçit në kampionat.

Kolela vlerësoi kundërshtarin dhe u shpreh se në këto momente ka më shumë rëndësi ajo që bën skuadra

Laçi sipas meje ka skuadër të mirë, ka cilësi të mëdha përpara dhe në mesfushë. Mbrapa janë të organizuar mirë, janë një ekip i mirë. Pastaj në këtë kampionat sipas meje nuk ka skuadra të dobëta dhe të forta. Ne i kushtojmë gjithmonë vëmendje kundërshtarëve tanë. Por në këto momente ka më shumë rëndësi ajo çfarë bëjmë ne, sepse kemi ndryshuar dhe është e drejtë të jetë kështu.

I pyetur për merkaton, Kolela konfirmoi largimin e Arinaldo Rrapajt në Bullgari, duke thënë se nuk është pjesë e skuadrës prej katër ditësh.

Lojtarët i kemi të gjithë të gatshëm dhe në gjendje të mirë. Përveç Bilalit, i cili do të jetë i gatshëm që nga data 7 shkurt. Presioni është gjithmonë, kur humb ka më shumë se më parë, por është normale. Në këtë lloj profesioni, presioni është arsyeja për të cilën të paguajnë.

Ka katër ditë që Rrapajn nuk e shoh në skuadër. Nuk është më një lojtar i Partizanit, me 31 është mbyllur merkato ndaj është e pamundur të jetë këtu, është nisur drejt Bullgarisë.

Selmani është një lojtar i mirë, jemi të lumtur që është këtu, ashtu si Mba e Bilali. Është e qartë që bëhet fjalë për lojtarë që kanë nevojë që të marrin pak më shumë besim me fushën e lojës, por mendoj se do të jenë të nevojshëm.

Me mbylljen e merkatos, Kolela thotë se janë të qetë të gjithë, pasi kampionati në këtë periduhë ka qenë i vështirë.

Nuk është një punë veçanërisht e vështirë puna me ekipin në këto momente. Gjëja kryesore ishte që më në fund kaluam muajin janar. Muaji janar është ai ku nuk duhet të bësh profesionin e trajnerit. Për fat të keq, fakti që merkato përkon me ndeshjet është një katastrofë, jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë. Por kur bën një propozim gjithë jetën e thua që duhet bërë merkato para se të nisin ndeshjet, duket sikur thua diçka që nuk ka kuptim… Tani jemi të qetë, dimë kush ka ardhur e kush është larguar. Po punojmë që të rikrijojmë disa mekanizma që kemi humbur paksa me largimin e disa lojtarëve. Dhe po krijojmë të rinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy