
E ardhmja e Victor Osmihen tek Napoli është vënë në dyshim kohët e fundit duke qenë se vijon të pretendohet nga ekipe shumë të njohur. Si duket mbërritja e Rudi Garcias , shtuar edhe një problem jashtë fushave të lojës së fundmi, i lidhur me publikimin e një videoje e kanë agravuar situatën. Me ndryshimin e taktikave të lojës nga traineri francez, 24 vjeçari është ndjerë paksa i mënjanuar, i cili ka krijuar paqartësi në lidhje me vijimin e ishi-t të Lilles tek ‘’ Il Partenopei ‘’. Megjithatë , kontributi i Victor Osmihen ndër vite tek fituesit në fuqi të Scudettos ndoshta do të rezultojë një fakt shumë domethënës për drejtuesit, për të insistuar për qëndrimin e një ndër më të mirëve pasi një largim i mundshëm mund ti prishë ekuilibrat në repartin e avancuar pavarësisht peripecive të kohëve të fundit. Në 6 sfidat e deritanishme me bardhekaltërit, Victor Osmihen ka gjetur në 3 raste rrugën e rrjetës, për të cilin javët vijuese do të jenë determinante për të përcaktuar destinacionin e të ardhmes.



