
Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë. Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja jonë fitoi garën 3000 metra me pengesa. Gega fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo si dhe konfirmoi medaljen e artë që pati fituar katër vite më parë në Tarragona. Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz me Luizën, ndërsa Qerimaj medalje argjendi në peshëngritje.
Përgjegjësja e Marketing, Media dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Komtetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Luna Met’hasani, në edicionin e lajmeve në MCN TV, foli për aktivitetet e rëndësishme të muajit korrik, ku Shqipëria mori disa medalje.
Met’hasani deklaroi se është rikthyer një vëmendje e madhe ndaj sportistëve shqiptarë, ndërsa shtoi se pikët e arritura në Lojërat Mesdhetare ndihmojnë për aktivitetet e ardhshme.
Rezultatet të tilla na bëjnë gjithnjë të lumtur. Më të lumtur, na bën se Luiza Gega, shënoi edhe një rekord në Lojërat Mesdhetare. Po ashtu edhe rezultati i Erkand Qerimaj dhe sportistëve të tjera. 2022 do nisur më aktivitete të shumta. Është rikthyer një vëmendje e madhe ndaj aktiviteteve sportive dhe ndaj sportistëve tanë. Ne po përgatitemi edhe për bursat e sportistëve, të cilët po përgatiten për Lojërat Olimpike të Parisit.
Në fakt rezultatet na bëjnë të lumtur. Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, ishte pjesë e ndarjes së medaljeve. Janë aktivitete që kanë peshë dhe vlerë. Janë kualifikuese dhe mbledhin pikë për sportistët, për aktivitete e tjera. Luiza Gega, sapo mori medaljen e artë në mbrëmje, në mëngjesin tjetër doli menjëherë në stërvitje. Kjo i bëri përshtypje ndërkombëtarëve.



