Marcos Llorente, refuzon oferta nga Premier League

Marcos Llorente, refuzon oferta nga Premier League

Të qënit një ndër peshat e rënda tek Atletico Madridi e ka shëndërruar Marcos Llorenten në objektivin e disa klubeve nga Premier League. 

Megjithatë ecuria e mesfushorit vlerësohet maksimalisht nga Diego Simeone dhe presidenti Enrique Cerezo së fundmi ka refuzuar disa klube nga Premier League. 

Spanjolli ka vendosur ti qëndrojë besnik ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe do të tentojë të shkruajë historinë në vijimësi. 

31 vjeçari është konsoliduar si titullar në 11-shen e ‘’ El Cholos ‘’, një ndër teknikët më kokëfortë dhe cilësorë në futboll. 

Të arrish në këtë nivel nuk është aspak e lehtë dhe ish-i i Real Madridit ka ditur të përshtatet në çdo situatë dhe e ka fituar me meritë. 

Ndër vlerat e shumta spikat mënyra se si luan dhe interpretimi i shkëlqyeshëm në pozicionet në të cilët traineri argjentinas e ka aktivizuar. 

Edhe pse ofertat kanë rezultuar tunduese Marcos Llorente është i sigurtë për vijimësinë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, tek një ndër klubet më cilësorë në Spanjë dhe më gjerë. 

Tashmë bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur, ç’ka do të thotë një sukses për drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ referuar të ardhmes. 

Madrileni po zhvillon sezonin e shtatë me kryeqytetasit dhe ka kontribuar deri më tani me 4 gola dhe 4 asiste në 34 sfida.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy