Odegaard pranë rikthimit tek Arsenal

Odegaard pranë rikthimit tek Arsenal

Problemet e hasura tek Real Madridi  ia kanë vështirësuar qëndrimin  Martin Odegaard në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Nordiku nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me trainerin Carlo Ancelotti i cili kërkon të formojë një ekip  kompetitiv për rikthimin tek suksesi .  Impakti  i dhënë në miqësoren e humbur kundër Rangers e shtoi pakënaqësinë e italianit i cili  sipas  Cadena Ser  i ka informuar se nuk e ka në planet e tij për sezonin që pritet të startojë së shpejti .  

Ditët vijuese parashikohet se do të na ofrojnë një panoramë më të qartë mbi të ardhmen e 22 vjeçarit i cili sipas raportimeve të  Defensa Central po mendon seriozisht rikthimin në ‘’ Emirates ‘’  , atje ku është ndjerë gjithmonë i lumtur falë besimit të Mikel Artetas .

Me ‘’ Topchinjtë ‘’  ishi i Real Sociedad ka impresionuar  në të kaluarën dhe mendohet se mund të rikuperojë buzëqeshjen e munguar pavarësisht se  13 herë kampionët e Premier Leagues nuk do të jenë pjesemarrës në Europë  .  Momentalisht  rikuperimi i formës optimale mbetet  prioriteti i një lojtari që ka  përjetuar një sërë kalvaresh fillimisht nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe tashmë me  Carlo Ancelottin në pankinën kryeqytetase .  

Për këte arsye në bazë të performancës të së kaluarës shansi i vetëm për të është rikthimi tek  ‘’ The Gunners ‘’ për të gjetur rrugën e humbur  .

 

 

 

 

 

                     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy