Luka Mordic, ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite, ku i është propozuar një kontratë 3-vjeçare, me pagë 200 milionë euro. Megjithatë mesfushori ka vendosur të refuzojë ofertën prej 200 milionë eurosh dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Modric ka vendosur të rinovojë me madrilenët dhe zyrtarizimi do të vijë javën e ardhshme. 37-vjeçari shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madrid, teksa ka dhënë edhe kontribut të madh gjatë këtyre viteve.



