Liverpool vendos për Arthur Melon

Liverpool vendos për Arthur Melon

Firmosja me Arthur Melon në merkaton e kaluar verore ishte një surprizë nga ana e Liverpoolit por me kalimin e kohës braziliani nuk ka mundur të demostrojë shumë tek anglezët .

Problemet fizike të ishi-t të Gremios ia kanë qartësuar idetë drejtuesve të cilët sipas ‘ CBS Sports ‘ nuk pranojnë ta paguajnë shifrën prej 37.5 milionë eurosh pasi 26 vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Jurgen Kloppit .

Periudha e huazimit në ‘’ Anfield Road ‘’ konsiderohet mëse e mjaftueshme për marrjen e këtij vendimi edhe pse duhet të nënvizohet se Arthur Melo është munduar të japë maksimumin tek Liverpooli.

Kësaj historie të trishtë i shtohet edhe dëmtimi i fundit i këtij lojtari , i cili duket se ja ka vënë kapakun gjithçkaje duke e finalizuar në njëfarë mënyre eksperiencën tek Liverpooli .

Megjithatë, përpos dështimit me ‘’ The Redsat ‘’ në mëdyshje vihet edhe grumbullimi në Botërorin e Katarit nga tekniku i ‘’ Seleçaos ‘’ Tite , eveniment shumë i rëndësishëm për kryesuesit për sa i përket trofeve të fituar të cilët konsiderohen një ndër pretendentët për titullin e 6-shtë në historinë e Kupave të Botës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy