FSHF ndërpret kontratën me “Oversport” për transmetimin e kampionatit shqiptar

FSHF ndërpret kontratën me “Oversport” për transmetimin e kampionatit shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës për transmetimin e kampionatit shqiptar me shoqërinë “Oversport”. Këta të fundit, fituan një vit më parë, te drejtën për transmetimin televiziv, të Abissnet Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kupës së Shqipërisë, por sipas FSHF, nuk kanë respektuar kontratën. Në njoftimin e institucionit të futbollit, thuhet se ndërprerja e kontratës, erdhi pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Oversport”. “Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka ndërprerë kontratën me shoqërinë “Oversport” që kishte fituar të drejtën e transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë. Ky vendim i FSHF-së ka ardhur pas shkeljeve dhe mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore në mënyrë të përsëritur nga shoqëria “Oversport”. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të FSHF-së për të rivendosur bashkëpunimin në një modul të arsyeshëm, “Oversport” në mënyre të përsëritur shpërdoroi besimin e dhënë nga FSHF. FSHF e ndjen për detyrim ndaj tifozëve dhe konsumatorëve në përgjithësi, të bëjë me dije këtë lajm duke i garantuar se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transmetim televiziv profesional dhe të ndershëm për aktivitetet e saj. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit do të nisë procedurat ligjore në lidhje me rivendosjen e dëmeve që ka shkaktuar shoqëria në fjalë për mospërmbushjen e detyrimeve që përcaktonte kontrata e firmosur mes palëve në fillim të sezonit të kaluar.”, shkruan FSHF.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy