
Largimi i Riyad Mahrez në Arabinë Saudite , menjëherë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester City-t , të cilët duket se e kanë gjetur zëvëndësuesin. Sipas ‘ The Telegraph ‘ flitet për Jeremy Doku, lojtar që mbron ngjyrat e Rennes, kartoni i të cilit i arrin 60 milionë eurot. Në sezonin e shkuar , 21 vjeçari tregoi potencialin gjatë 35 sfidave duke i shoqëruar ato me 7 gola dhe 4 asiste dhe interesi i ‘’ The Citiziens ‘’ e ka përforcuar faktin se bëhet fjalë për një lojtar shumë cilësor. Pas thyerjes së akullit në Champions League , trofe të cilin bardhekaltërit e pretendonin prej kohësh, në vijimësi do të tentohet shtimi i tyre në vitrinë dhe një as nën mëngë i ishullorëve është Pep Guardiola, një ndër më të mirët në botë.



