
Me rikthimin në Madrid, Carlo Ancelotti nuk ka preferuar të humbasë kohë për goditjet e merkatos. Janë shumë emra që qarkullojnë në orbitën e "Galaktikëve" dhe orët e fundit i është shtuar ai i Fabian Ruiz. Etapa e shkuar tek Napoli është një indicie shumë e vlefshme për italianin, i cili i njeh me detaje cilësitë e spanjollit që do t’i vinte shumë në ndihmë mesfushës së Real Madridit. Sipas Sport, 62-vjeçari e konsideron si zëvëndësuesin ideal të Luka Modric, i cili është drejt përfundimit të karrierës. Kjo histori i ka fillimet që në kohën kur Fabian Ruiz aktivizohej në radhët e Real Betisit, aventurë që i shërbeu si trampolinë për t'u transferuar në të atëhershmin "San Paolo".
Tek bardhekaltrit, Carlo Ancelotti dhe 25-vjeçari përjetuan një eksperiencë shumë të bukur dhe për këtë arsye ka mbetur në memorien e një ndër figurave më të rëndësishme të trainingut, opsion që tashmë merr një tjetër rëndësi sepse bëhet fjalë për Real Madridin.
Me uljen në pankinën e Napolit në lidhje me Fabian Ruiz, Luciano Spalletti ka shprehur dëshirën e qëndrimit të tij në "Diego Armando Maradona" edhe në sezonin vijues dhe ka vënë në dijeni krerët e klubit me në krye Aurelio Di Laurentis se nuk duhet të pranojnë asnjë ofertë për pilarin e mesfushës së "Il Partenopei" sepse do ta dobësonin funksionimin e këtij reparti.
Por duke iu referuar të ardhmes, presidenti i Napolit është shprehur se është i hapur në lidhje me negociatat dhe ka deklaruar se nuk do të pranojë largimin e tij për më pak se 60 milionë euro. Sezoni për Fabian Ruiz ka rezultuar me 4 gola të shënuar në 42 ndeshje, dhe në aspektin e përgjithshëm mbetet një ndër lojtarët më efikas tek Napoli.



