Oferta nga Arabia Saudite për Paulo Dybalan

Oferta nga Arabia Saudite për Paulo Dybalan

Me kalimin e viteve është rritur interesi i ekipeve të Arabisë Saudite për lojtarët që kanë bërë bujë në Europë.

Al Ahli dhe Al Ittihad kanë nisur ofensivën për të larguar një tjetër lojtar nga kontinenti i vjetër.

Flitet për Paulo Dybalan, i cili e ka përmirësuar rendimentin në çdo sezon dhe në të shkuarin kontriboi tek Roma me 16 gola dhe 10 asiste në 35 sfida.

Por, ‘’ La Joya ‘’ konsiderohet shumë i rëndësishëm nga traineri Daniele De Rossi edhe pse drejtuesit e ekipeve në fjalë janë të gatshëm të ofrojnë 12 milionë euro për shërbimet e tij, shifër e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.

Së fundmi ishi i Juventusit është pretenduar edhe nga Napoli dhe Interi, pa harruar as Fenerbahçen e Jose Mourinhos.

Duhet theksuar se objektivi i golashënuesit 30 vjeçari është qëndrimi në ‘’ Olimpico ‘’, por është ende herët dhe rrjedha e ngjarjeve mund të ndryshojë gjatë kësaj periudhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy