Juventusi, në garë për Thiago Almadan

Juventusi, në garë për Thiago Almadan

  Rendimenti i shkëlqyer në fushën e blertë po i siguron pretendentë me kalimin e ditëve Thiago Almadas.

 Argjentinasi po avancon me sukses edhe tek Atletico Madridi, për të cilin Juventusi është futur në garë. 

Ishi i Botafogos po bën hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur dhe ky fakt nuk mund të anashkalohet kurrsesi nga ekipet e elitës në kontinentin e vjetër. 

Priten negociata jo të lehta për arsye të rëndësisë në 11-shen e ‘’ El Cholos ‘’ dhe interesi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ ia rrit automatikisht vlerat 24 vjeçarit. 

Bardhezinjtë po e mendojnë seriozisht huazimin e mesfushorit me opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit në vijimësi të cilët janë të gatshëm të sfidojnë Napolin dhe Gremion.

 Vlera e kartonit të Thiago Almadas momentalisht i arrin 40 milionë eurot dhe presidenti Enrique Cerezo pretendon të arkëtojë rreth 20 milionë euro për huazimin tek ish rekordmenët e Scudettos. 

Ideja e trainerit Luciano Spalletti është formimi i dyshes me Kenan Yildiz e cila mund ti japë avantazhe torinezëve në çdo kompeticion. 

Në pjesën e mbetur të merkatos së janarit pritet një sfidë shumë e fortë për këtë lojtar mjaft premtues, i grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ Lionel Scaloni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy