
Njeriu kyç për fitimin e kampionatit te Inter padiskutim që është Romelu Lukaku, i cili në një intervistë të fundit ka deklaruar se do të pranonte që të luftonte deri në vdekje për Antonio Conte-n, trajnerin e zikaltërve. Belgu gjithashtu është shprehur se shpreson që me fitimin e titullit të hapet një cikël fitues dhe mos të ndalen këtu.
“Për Konten do të luftojë deri në vdekje. Nuk ia dola të bashkohesha me të te Çelsi, por e kam menduar gjithnjë se kur të largohesha nga Mançester Junajtid do të luaja për të. Në fillim ma ka bërë të qartë se nëse nuk do të punoja në stërvitje, atëherë nuk do të luaja. Më ka thënë se ishte shumë e rëndësishme të praktikoja lojën me shpinë nga porta. Por, është shumë e rëndësishme të punosh me njerëz që të thonë të vërtetën”.
Përmirësimi në lojën me shpinë nga porta- “U përmirësova falë një makinerie që ma hidhte topin me një shpejtësi prej 30-40 km/h. Unë duhej që topin ta pasoja te shokët e skuadrës. Në fillim arrija pak me vonesë, por tani jam gjithnjë dy sekonda para mbrojtësit kundërshtar. Tani luaj pak a shumë si Shaquille O’Neal. Ka pasur edhe një përmirësim në mentalitet, kur je në moshën 27 apo 28 vjeçare është: ‘Tani ose kurrë’. Gjatë karrierës mund të shënosh edhe 500 gola, por nëse nuk fiton titull është e kotë. Shpresoj që ky titull të hapë një cikël për Interin”, u shpreh Lukaku.



