
Milani humb një lojtar për shkak dëmtimi, pas pauzës së kombëtareve.
Shpesh klubi kuqezi, është dëmtuar nga pauza e kombëtareve, pasi lojtarë të shumtë kthehen të dëmtuar. Nuk mund të ndodhte ndryshe as këtë herë.
Sulmuesi Samuel Chukwueze, është dëmtuar gjatë grumbullimit me Nigerinë dhe do të jetë jashtë për rreth një muaj.
Gjatë kësaj pauze, lojtari do të humbasë ndeshje të rëndësishme, siç janë ato me PSG-në në Champions League dhe me Juventusin e Napolin në kampionat.



