Bayern Muncheni, ofertë për Camavingan

Bayern Muncheni, ofertë për Camavingan

Që prej kalimit tek Real Madridi, karriera e Eduardo Camavingas ka ndryshuar në çdo aspekt.

Mesfushori mbetet një ndër referentët tek ‘’ Galaktikët ‘’, për të cilin së fundmi është interesuar Bayern Muncheni.

Krerët e gjermanëve kanë përgatitur rreth 100 milionë euro për ishi-n e Rennes, i cili konsiderohet një lojtar shumë potent, i aftë për të zgjidhur situata të ndërlikuara gjatë sfidave dhe për përshtatjen në disa pozicione.

Megjithatë, ‘’ Los Blancos ‘’ nuk e mendojnë në asnjë mënyrë shitjen e 22 vjeçarit por interesi i një gjigandi si Bayern Muncheni besohet se do të analizohet gjatë kalimit të kohës.

Merkatoja e verës po afron dhe parashikohet se Eduardo Camavinga do të jetë një ndër protagonistët e saj, një ndër më të mirët aktualisht në pozicionin ku aktivizohet.

2 gola dhe 2 asiste në 33 sfida numëron nxënësi i Carlo Ancelottit, i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm me kryeqytetasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy