
Në kohët e fundit Marc Guehi ka rezultuar një ndër më të mirët e Premier Leagues referuar pozicionit në të cilin aktivizohet.
Mbrojtësi ka avancuar me sukses në rradhët e Crystal Palaces dhe natyrisht pretendentët nuk kanë munguar.
Liverpooli i Arne Slot e konsideron prioritet për të ardhmen dhe drejtuesit sigurisht po bëjnë përpjekjet maksimale për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.
Kontrata me kryeqyetasit i përfundon në qershorin e 2026-tës dhe duke filluar nga merkatoja e dimrit mund të negociojë me cilindo klub që dëshiron.
Megjithatë, përveç ‘’ Të Kuqve ‘’ edhe Real Madridi bashkë me Bayern Munchenin po luftojnë për të marrë shërbimet e 25 vjeçarit i cili po përgatitet për sfidën e rradhës në karrierë larg ‘’ Selhurst Parkut ‘’.
Tek Crystal Palace po punohet me shumë përkushtim për të siguruar marrëveshjen me një tjetër element, i cili do të konsiderohet zëvëndësuesi ideal i Marc Guehit.
Duhet theksuar se në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një tjetër sfidë titanësh, ndërmjet anglezëve, ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe bavarezëve por s’përjashtohet hyrja në garë e të tjerë ekipeve në vijimësi.
Eshtë sezoni i pestë i ishi-t të Chelseas dhe Swanseas me Crystal Palacen, i cili për më tepër e ka ndihmuar për të fituar dy tituj të rëndësishëm, Fa Cup dhe Community Shield.



