Elliot Anderson, prioritet për Manchester United

Elliot Anderson, prioritet për Manchester United

  Ashtu siç është theksuar edhe në shumë raste të tjera Manchester United pa dyshim do të jetë një ndër protagonistët e merkatos dimërore.

Tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ po punohet me shumë përkushtim dhe seriozitet për ta lënë pas krahëve këtë periudhë jo të mirë referuar rezultateve. 

Renditja në vendin e shtatë në kampionat pas 10 sfidave tregon qartazi se ecuria nuk është ajo e duhura dhe për këtë arsye do të shfrytëzohet në maksimum nga presidenca fakti i të qënit një ndër klubet më të pasur të botës.

 Ruben Amorim po analizon disa lojtarë dhe listës në orët e fundit i është bashkuar Elliot Anderson i Nottingham Forestit. 

Mesfushori po bën paraqitje shumë të mira dhe presidentët Avram dhe Joel Glazer kanë përgatitur çekun prej 70 milionë eurosh për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’. 

23 vjeçari ka bërë hapa të sigurtë përpara dhe jo më kot tashmë pretendohet nga 20 herë kampionët e Premier Leagues nga të cilët konsiderohet një prioritet. 

Mënyra se si luan ekipi i Ruben Amorim përshtatet me atë të Elliot Anderson, për të cilin Manchester United do ti duhet të masë forcat me Chelsean dhe Manchester City-n. 

Në vijimësi pritet një revolucion në mesfushë dhe gjithçka do të niset nga merkatoja dimërore, përcaktuese për vijimësinë e sezonit. 

Natyrisht që po analizohen edhe opsione të tjera por momentalisht fokusi është tek ishi i Newcastle United, prej të cilit pritet një analizë e detajuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy