
Paraqitjet e shkëlqyera në Botërorin e Katarit e kanë shëndërruar Mohammed Kudus në një opsion për mesfushën e Barcelonës.
Ganezi e ka ndihmuar kombëtaren e tij për arritjen tek suksesi kundër Koresë së Jugut por edhe Portugalisë edhe pse afrikanët u mundën , 22 vjecari ka spikatur me talentin e tij.
Drejtori sportiv i katalanasve Jordi Cruyff po e analizon me kujdes progresin e lojtarit të Ajax Amsterdamit i cili në 23 sfida ka kontribuar me 12 gola dhe sigurisht përshtatja në disa pozicione e ka lënë të mahnitur hollandezin .
Në lidhje me ishi-n e modestëve të Nordsjaelland , 48 vjeçari është shprehur:
“ Kudus është një lojtar i cili na ka tërhequr vëmëndjen, sidomos me paraqitjet në Botëror. Akoma nuk është e qartë nëse është një mesfushor me tipare sulmuese apo një sulmues i mirfilltë por jemi duke e analizuar ne çdo aspekt “ , përfundoi Jordi Cruyff , i cili e shikon si një opsion interesant transferimin e Mohammed Kudus në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos së ardhshme .



