
Puthja në buzë e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ndaj njërës prej futbollisteve të Spanjës, vazhdon të diskutohet dhe të shkaktojë polemika.
Në një konferencë të jashtëzakonshme, Rubiales deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen dhe nëse gjejnë një mënyrë për ta larguar, ai do të luftojë deri në fund.
Nuk jap dorëheqjen, nuk jap dorëheqjen, nuk jap dorëheqjen, nuk largohem.
Kam marrë shumë presione. Mbase të hënën do të gjejnë formulën për të më larguar, por unë kam ndërmend të luftoj deri në fund.
A ishte aq serioze sa të largohem? Unë nuk do të jap dorëheqjen. Duhet të ketë një ligj që dikush të largohet nga një vend pune.
Ishte një puthje konsensuale, e cila u pranua. Kushdo që e sheh videon do të kuptojë se para miliona njerëzve në televizion, para gjithë njerëzve që ishin aty, dëshira që mund të kisha në atë puthje ishte e njëjtë me atë që mund të kisha duke puthur një nga vajzat e mia. Këtë e kupton kushdo, madje edhe ata që janë në media. Feminizmi i rremë është një plagë.



