Guardiola: E kemi ëndërr fitimin e Champions League, rëndësi ka vetëm loja

Guardiola: E kemi ëndërr fitimin e Champions League, rëndësi ka vetëm loja

Trajneri i Manchetser City, Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp, në prag të finales së Champions League, ku skuadra e tij do të përballet me italianët e Interit. Guardiola deklaroi se fitimi i Ligës së Kampioneve është një ëndërr, ndërsa shtoi se rëndësi në sfidën e së shtunës, ka vetëm loja. "Fitimi i Champions League është një ëndërr. Është gjithmonë një ëndërr për të fituar trofe. Fjala fiksim është gjithashtu një fjalë pozitive, por padyshim që është një ëndërr për ne. Shpresoj të jetë një natë fantastike, është kompeticioni më i bukur në botë. Ne jemi këtu, të gatshëm për të mbështetur UEFA-n në këtë kompeticion, për të ndihmuar tifozët të argëtohen. Gjithçka do të varet nga ne dhe nga Interi. Skuadra më e fortë do të jetë fituesi, nëse ata ngrenë kupën, Interi do të jetë më i madh se City. Ka rëndësi vetëm loja.", deklaroi Guardiola.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy