
Duke filluar nga ora 16:45, do të luhen dy ndeshje, të vlefshme për javën e 31 në Abissnet Superiore.
Tirana luan në transfertë ndaj Laçit dhe bardhebluve i mjafton një barazim, për të siguruar matematikisht titullin kampion. Pritet një sfidë e luftuar, me kurbinasit që kërkojnë të shtyjnë festën e kryeqytetasve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Malota, Velkoski, Ziko, Deliu, Shehu, Velija, Guindo, Mazrekaj, Adeleke.
Tirana: Bekaj, Tosevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Devid, Gjumsi.
Ndeshja tjetër është ajo mes Dinamos dhe Partizanit. Derbi luhet në “Selman Stërmasi” dhe të dyja ekipet, që nuk po kalojnë një moment të mirë, do të kërkojnë maksimumin e pikëve.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Marku, Hadroj, Massanga, Rrapaj, Kallaku, Cara, Stenio Junior, Skuka.
Dinamo: Simoni, Imami, Sidibe, Malikji, Siljanovski, Demiri, Samake, Fejzulla, Haxhiu, Ibraimi, Reginaldo.



