
Prioriteti i Bayern Munchenit në vigjilie të sezonit të ardhshëm mbetet gjetja e zëvëndësuesit të Robert Lewandowskit.
Largimi i polakut nga ‘’ Allianz Arena ‘’ ishte një humbje e madhe për bavarezët për shkak të kontributit të dhënë por gjithsesi Julian Nagelsmann zgjodhi Harry Kane.
‘’ Uragani ‘’ është i domosdoshëm për Antonio Conten tek Tottenham Hotspuri dhe mendohet se do të jetë shumë e vështirë të braktisë ‘’ White Hart Lanen ‘’ duke ditur se e arriti objektivin e të luajturit në Champions League me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ .
Rekordmenëve të Bundesliges nuk i ka mbetur opsion tjetër veçse të fokusohen tek një tjetër lojtar dhe Lautaro Martinez ja ka mbushur mendjen ishi-t të Leipzigut.
25 vjeçari prej pesë sezonesh konsiderohet ndër më të mirët e ofensivës së Interit dhe skuadra si Manchester City, Barcelona , Real Madrid dhe Paris St Germain kanë tentuar të firmosin me golashënuesin.
Por rezistenca e italianëve e ka evituar largimin e ishi-t të Racing Avellanedas nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ sepse jo vetëm që i ka dhënë përparësi sulmit të italianëve por është shëndërruar në idhullin e tifozerisë së zjarrtë të tyre.
Bavarezët kanë përgatitur 70 milionë euro për ta bindur Interin por do të jetë shumë e vështirë për shkak të rëndësisë së argjentinasit në ekipin e Simone Inzaghit.



