
Pavarësisht aktivizimit në sezonin aktual , Carlo Ancelotti vijon të dyshojë në lidhje me qëndrimin e Marco Asensios në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Kjo situatë natyrisht i ka dhënë mundësinë Arsenalit për të tentuar transferimin e spanjollit në ‘’ Emirates ‘’ , shtuar edhe faktin se mesfushori nuk e ka arritur rinovimin e kontratës me kryqytetasit, e cila përfundon në 30 qershorin e ardhshëm.
Bashkombasi Mikel Arteta e konsideron të denjë për mesfushën e ‘’ Topchinjve ‘’ , repart të cilin e njeh shumë mirë për arsye se është aktivizuar në të kaluarën .
Interesi i 13 herë kampionëve të Premier Leagues mund ti vërë pikën eksperiencës së ishi-t të Mallorcas tek ‘’ Galaktikët ‘’ për të iniciuar kështu një tjetër, në një ndër kampionatet më të bukur të globit.
Drejtuesit do të tentojnë me çdo mënyrë arritjen e këtij akordi në janar për ti dhënë një shans tjetër Marco Asensios , ashtu siç bënë edhe në të kaluarën me norvegjezin Martin Odegaard, goditje e qëlluar në shenjë nga londinezët.
Tek një skuadër si ‘’ Los Blancos ‘’ duhet të japësh maksimumin për të patur sukses dhe rasti i 26 vjeçarit evidenton se jo gjithmonë objektivat realizohen.



