Karim Adeyemi, objektiv i Manchester City-t

Karim Adeyemi, objektiv i Manchester City-t

Aktualisht Karim Adeyemi konsiderohet nga specialistët një ndër futbollistët më premtues për të ardhmen.

Në rradhët e Borussia Dortmundit gjermani po zhvillon një tjetër sezon të shkëlqyer dhe ky fakt nuk është anashkaluar nga drejtuesit e Manchester City-t.

Sulmuesi pëlqehet nga Pep Guardiola dhe për çdo objektiv të tij jepet maksimumi nga presidenti Khaldoon Al Mubarak, potenciali i të cilit është i jashtëzakonshëm.

22 vjeçari e reflektoi edhe mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Champions Leagues se çfarë është i aftë të bëjë e cila u fitua nga ‘’ Verdhezinjtë “ 7-1 kundër Celticut në ‘’ Signal Iduna Park ‘’, duke ia shpërblyer besimin trainerit Nuri Sahin me tre gola.

Për ishi-n e Salzburgut parashikohet se ‘’ Qytetarët ‘’ do të këmbngulin deri në fund sepse e ka kapacitetin për të qenë një ndër referentët e ofensivës në të ardhmen e afërt.

Pavarësisht se ndihet i lumtur në Gjermani zërat e kohëve të fundit e lidhin me një kalim në ‘’ Etihad Stadium “, tek ish fituesit e Champions Leagues.

5 gola dhe 5 asiste në 8 sfida me Borussia Dortmundin janë statistika mjaft premtuese dhe në njëfarë mënyre i japin qetësinë e duhur numrit një të stolit, ish mesfushor i kësaj skuadre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy