
Sezoni i shkëlqyer me Bolognan ka vijuar me ndeshjet shumë të mira të Riccardo Calafiorit deri më tani në Europian.
22 vjeçari e ka konsoliduar vendin e titullarit edhe tek Italia e Luciano Spallettit dhe për shërbimet e tij është interesuar Manchester United në orët e fundit.
Kontrata e mbrojtësit me italianët skadon në 2027-tën i cili rezultoi një ndër më të mirët sezonin e kaluar dhe i ndihmoi për tu kualifikuar në grupet e Champions Leagues.
‘’ The Red Devilsat ‘’ janë një ndër ekipet më të pasur të botës dhe interesi i tyre ndoshta do të merret në konsideratë nga drejtuesit e Bolognas, edhe pse Riccardo Calafiori është shumë i rëndësishëm në 11-she.

Kryeqytetasi e filloi karrierën në kategoritë inferiore të Romës dhe që në hapat e parë në futboll ka spikatur për fuqinë në aspektin fizik, taktik dhe gjithashtu teknikën.
Europiani po i shërben për ta rritur vlerën në treg dhe 20 herë kampionët e Premier Leagues, të ndërgjegjshëm për problematikat e theksuara në prapavijë, do të këmbngulin për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’.
Sigurisht Premier League ndër vite i ka tërhequr shumë lojtarë, në lidhje me aspektin cilësor dhe sidomos përfitimet në atë ekonomik dhe besohet se Riccardo Calafiori do ta analizojë me kujdes ofertën e anglezëve, një ekip i cili pak e nga pak po e fiton terrenin e humbur në të kaluarën, fakt i demostruar me fitimin e Fa Cup në sezonin e lënë pas.



