Laçi, një tjetër fitore me shije Europe (VIDEO)

Laçi, një tjetër fitore me shije Europe (VIDEO)

Laçi ka marrë një tjetër tre pikësh të artë në javën e 26-të të Kategorisë Superiore në fushën e saj përballë një skuadre tepër të fortë si Kamza.

Një fitore e merituar për ekipin e drejtuar nga Gentian Mezani me rezultatin e pastër 2-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për një vend në Kupat e Europës.

Me këtë fitore Laçi forcon pozitat në vendin e tretë të klasifikimit me 42 pikë të grumbulluara dhe janë një ekip kandidat për të shkuar në Kupat e Europës.

Dy golat e kurbinasve në këtë takim u shënuan nga dyshja e talentuar Myrto Uzuni dhe Rexhinaldo që vijojn shkëlqimin e tyre nga java në javë duke shënuar vazhdimisht.

Talenti 22 vjeçari shënoi një gol mjaft të bukur me kokë në minutën e 70-të për të dërguar topin në fund të rrjetës, ndërsa Rexhinaldo shënoi në minutën e 92-të që i dhanë fitoren skuadrës së tyre.

Tashmë Laçi mban vendin e tretë me 42 pikë po aq sa ka dhe Kukësi që renditet në vendin e dytë, por verilindorët kanë një ndeshje më pak.

Kurse, Kamza pozicionohet në vendin e shtatë me 34 pikë të grumbulluara.

Në sfidën tjetër të luajtur në orën 14:00, Teuta ka marrë tre pikë të arta sa i përket luftës për mbijetesë.

Durrsakët morën një fitore në “frymën e fundit” duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-3.

Tre pikë me shumë fat për “Djemtë e Detit” pasi Lushnja mund të dilte me fitore nga ky takim pasi shënoi e para dy gola me anë të Mikel Cankës.

Megjithatë, vendasit nuk arritën dot që të ruanin avantazhin pasi Hila, Gjeorgjevski dhe Dedic në limtet e fundit të takimit i dhanë fitoren bregdetarëve.

Me këtë pikë Teuta renditet në vendin e nëntë me 26 pikë, ndërsa Lushnja mban vendin e fundit me 11 pikë.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy