Jhon Lucumi, në listën e Luciano Spallettit

Jhon Lucumi, në listën e Luciano Spallettit

Menjëherë pas mbërritjes në ‘’ Allianz Stadium ‘’ Luciano Spalletti ka filluar punën me objektivin e shëndërrimit të Juventusit në ekipin e dikurshëm.

Italiani është një trainer me shumë eksperiencë, i cili do ta drejtojë ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ deri në qershorin e 2026-tës. 

Italianët nuk fitojnë prej 8 sfidash, statistikë që tregon situatën e ndërlikuar në të cilën ndodhen dhe drejtuesit i kanë besuar aftësive të 66 vjeçarit. 

Ky i fundit ka bërë një zgjedhje për mbrojtjen, repart me shumë ulje-ngritje në këtë fazë të sezonit. 

Flitet për Jhon Lucumin, një element me shumë peshë tek Bologna e Vincenzo Italianos. 

Kolumbiani ka ditur ti përballojë sfidat me shumë profesionalizëm dhe interesi i torinezëve përbën një sukses në karrierë. 

Duhet theksuar se ish rekordmenët e Serisë A e kanë pretenduar edhe gjatë merkatove pararendëse 27 vjeçarin, i cili mund të kontribojë në rikuperimin e terrenit të humbur referuar repartit defensiv. 

Pritet një Juventus më agresiv, me dajle më të shpejta në ofensivë dhe një mbrojtje kompakte, ashtu siç në fakt është karakterizuar ndër vite. 

Por s’përfundon me kaq pasi në listën e ishi-t të Romës priten të përfshihen edhe emra të tjerë, duke qenë se duhet të jetë në lartësinë e Juventusit, fitues i kampionatit italian për nëntë sezone rradhazi në të shkuarën.

 Aktuali është i katërti tek Bologna për ishi-n e Deportivo Calit, i cili numëron 5 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy