
Paraqitjet e shkëlqyera në çdo sezon , e kanë shëndërruar Nabil Fekir një ndër referentët e ofensivës së Real Betisit.
Francezi prej kohësh ndiqet nga Newcastle , ekip i cili dështoi në verën e kaluar dhe tanimë mendon ta rrisë ofertën deri në 60 milionë euro për ishi-n e Lyonit.
Edhe në Londër do të zhvillohet një tjetër derbi midis West Hamit dhe Arsenalit për golashënuesin e ‘’ Los Verdiblancos ‘’ por sipas ‘ Mundodeportivos ‘ objektivi i tyre do të jetë shumë i vështirë për tu arrirë sepse Nabil Fekir e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë tek andaluzët.
Megjithatë, pavarësisht refuzimit të 29 vjeçarit i cili së fundmi e ka rinovuar kontratën me spanjollët, drejtuesit e Real Betisit nuk e shmangin një largim të mundshëm nga ‘’ Benito Villamarin ‘’ për faktin e problemeve ekonomike të kësaj skuadre.
Në verën e 2019-tës transferimi i Nabil Fekir i kushtoi 20 milionë euro arkave të Real Betisit dhe që nga ai moment, franko-algjeriani ka rezultuar i domosdoshëm për Manuel Pellegrinin.
Nëse ‘’ Las Urracas ‘’ do të kenë sukses në lidhje me këtë operacion, do të shëndërrohej në më të shtrenjtin e historisë së spanjollëve dhe tek anglezët do të kishte privilegjin e të përfaqësuarit të klubit më të pasur të botës, objektivi i të cilit është kualifikimi në Europë.



