Prioriteti i Tottenhamit në merkato

Prioriteti i Tottenhamit në merkato

 Performanca pozitive e Tottenham Hotspurit në Premier League dhe Champions League në këtë fazë të parë të sezonit, sigurisht ka nxjerrë në pah potencialin e Antonio Contes në stolin e londinezëve .

Traineri italian ka bërë mirë deri më tani por duke qenë se jemi afër merkatos , prioritetet kanë marrë fokusin kryesor.

53 vjeçari sipas  ‘ 90min ‘ i ka kërkuar drejtuesve  një sulmues dhe një ekstrem për të shtuar rezultatet në metrat e fundit , një domosdoshmëri për të siguruar përtej 30 qershorit qëndrimin në ‘’ White Hart Lane ‘’ .

Antonio Conte njihet për karakterin e tij dhe gjithmonë kërkon më të mirën por patjetër idetë e ishi-t të Chelseat duhet të shoqërohen me transferime të bujshme për të qenë në lartësinë e duhur në të ardhmen .

Momentalisht nuk flitet për asnjë emër por besohet se në javët në vijim pak e nga pak do të zbulohet gjithçka në varësi të paraqitjeve të lojtarëve të Tottenhamit në Botërorin e Katarit .

Sigurisht kërkesat e ish mesfushorit marrin një rëndësi të veçantë pasi ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ vijojnë të përfaqësohen denjësisht në Angli dhe Champions League edhe pse mbetet akoma shumë rrugë për të përcaktuar fatet e sezonit, por puna e bërë deri në këtë moment meriton duartrokitje .

                   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy