Manchester United , insiston për Kane

Manchester United , insiston për Kane

  Fakti i të qënit ende larg pjesëmarrjes në Champions League pavarësisht së janë edhe gjashtë sfida për tu luajtur ende , e ka vënë seriozisht në rrezik të ardhmen e Harry Kanes tek Tottenham Hotspuri.

Dihet se objektivi kryesor i sulmuesit është shfaqja e potencialit në turneun më prestigjoz europian për klube, situatë nga e cila ka menduar të përfitojë Manchester United .

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ asnjëherë nuk e kanë harruar ‘’ Uraganin ‘’ dhe prej vitesh luftojnë për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’ duke shpresuar se një ditë do ta arrijnë akordin.

Pavarësisht se në metrat e fundit anglezët  kanë në dispozicion lojtarë cilësorë si Rashford, Antony, Weghorst apo  Martial , ishi i Ajax Amsterdamit gjithmonë e ka ndjekur yllin e ‘’ Spursave ‘’. 

Kontrata e 29 vjeçarit me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ skadon në 30 qershorin e 2024-tës por 20 herë kampionët e Premier Leagues duan domosdoshmërisht ta kenë pjesë të tyre pasi konsiderohet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të aktualitetit.

Në vitet e fundit, që nga largimi i  Jose Mourinhos nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’, Manchester United ka mundur të fitojë vetëm një Kupë të Ligës , shumë pak për një ndër ekipet më të famshëm të historisë së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy