Humbja me Bylisin, Hima: Barazimi do ishte rezultati i drejtë

Humbja me Bylisin, Hima: Barazimi do ishte rezultati i drejtë

Trajneri Klevis Hima, debutoi me humbje në stolin e Burrelit, teksa u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Bylis.

Pas ndeshjes, Hima foli për MCN TV, ku deklaroi se ndjen keqardhje për rezultatin, ndërsa shtoi se në vijim ka besim për rezultate pozitive. Sipas tij, barazimi ndaj Bylisit, do të ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes.

Normalisht që jam i mërzitur. Besoj se do ishte më mirë ta nisja me një rezultat pozitiv, por futbolli kështu është. Shënon i pari dhe ndodhi ajo që ndodhi, por kemi kohë dhe besoj se do të bëjmë punë më shumë dhe rezultate më të mira. Për këtë jam i bindur. Për këtë arsye vendosa që të drejtoja Burrelin.

Unë e kam ndjekur Burrelin, sepse ishte besimi tek këto lojtarë dhe pranova ofertën e Burrelit dhe terreni nuk ishte aq i mirë si për Bylisin ashtu dhe për ne. Unë tentova, sidomos në fundin e pjesës së dytë duke luajtur ofensiv për të shënuar, por nuk ia arritëm, diçka që shpresoj ta bëjmë në vijim. Sa i përket gabimit të portierit, të gjithë portierët kanë bërë gabime. Nuk mund ta quaj si të tillë, pasi siç bëri atë gabim shpëtoi dhe një rast mjaft të vështirë. Është një portier me të ardhme.

Këto 4 ditë që kam punuar në Burrel ishim përgatitur për goditje standarde. Hymë në presion duke ditur që ekipi ishte paksa i ngarkuar psikologjikisht. Keqardhje sigurisht që ndjej. Barazimi do ishte rezultati më i drejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy