Ilkay Gundogan do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë. Klubi katalanas ka dhënë miratimin për ndërprerë kontratën me konsensus.
Mesfushori kërkoi largimin pak ditë më parë dhe spanjollët nuk i janë bërë pengesë, dukë i hapur rrugën për të ndryshuar ambient.
Gundogan do të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi ka vendosur të rikthehet te Manchester City, pjesë e të cilëve ishte deri një vit më parë.
Vetë trajneri Pep Guardiola, thuhet se ka kërkuar rikthimin e mesfushorit 33-vjeçar.



