Vuajtjet pas ndeshjeve, Baggio: Nuk dilja dot nga makina, kisha gjunjët të fryrë

Vuajtjet pas ndeshjeve, Baggio: Nuk dilja dot nga makina, kisha gjunjët të fryrë

Roberto Baggio, ish-sulmuesi italian, i cili me lojën dhe golat e tij, vodhi zemrat e miliona tifozëve në gjithë botën, thotë se ka pasur një karrierë të dhimbshme.

Në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”, ish-lojtari i Fiorentinës, Juventusit, Milanit, Interit dhe Brescias, është shprehur se tërheqja nga futbolli më 16 maj të 2004, ishte gjëja më e mirë që mund të bënte.

Baggio tregon vuajtjet që kalonte pas çdo ndeshje, duke thënë se nuk dilte dot as nga makina, por duhej ndihma e gruas së tij, për ta bërë.

Më 16 maj, luajta ndeshjen e fundit me Brescia ndaj Milanit. Menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide, bëra gjënë më të mirë, duke u larguar nga Italia, për në Buenos Aires, por i zhgënjyer, pasi nuk arrita të shënoja dot në ndeshjen time të fundit.

Karriera ime ka qenë e dhimbshme. Kohët e fundit me shqetësonte fakti që nuk mund të dilja me shokët e skuadrës, për shkak të problemeve që kisha. Më dukej sikur isha i privilegjuar, por në fakt isha një humbës, që mezi prisja të luaja ndeshjen të dielën, por pas kësaj vinte makthi, pasi të hënën ose të martën gjunjët i kisha të fryrë dhe me dhimbje.

Në fund të karrierës, isha aq keq, sa vinte gruaja dhe më ndihmonte, për të dalë nga makina, pasi i vetëm nuk e bëja dot.

Baggio, thotë se nuk e harron kurrë penalltinë e humbur në Botërorin e vitit 1994, në finale ndaj Brazil, me këta të fundit që fituan trofeun pas 11-metërshave, ndërsa shton se nuk e ka menduar një rikthim në botën e futbollit.

Sigurisht që më kujtohet penalltia e humbur në Botërorin e vitit 1994, nuk do hiqet kurrë nga mendja ime. Zhgënjimi nuk do të largohet kurrë. Ia dal, por herë pas here në shtrat e mundoj veten dhe i them vetes se ndoshta, po të kisha shënuar do të ishte më keq dhe më pas do të më zërë gjumi.

Nuk e di nëse do të rikthehem përsëri një ditë në futboll. Jam shumë mirë jashtë, koha kalon shpejt dhe jeta është që të bëjmë gjërat që ne duam më shumë.

Ish-sulmuesi, zbulon edhe një moment të veçantë me këngëtarin italian, Zucchero, të cilin e kishte zgjuar në orën 4 të mëngjesit, për të shkuar për gjueti.

Po, e kam telefonuar njëherë Zucchero në orën 4 të mëngjesit, për të shkuar për gjueti. Kur e telefonova, nuk ishte i lumtur. Aty e kuptova se ai ishte mësuar që të flinte në atë kohë, nuk ishte mësuar që ta zgjonin në atë orar. Megjithatë, unë e dua shumë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy