Bayern Munchen, insiston për Trippier

Bayern Munchen, insiston për Trippier

Vështirësitë për të transferuar Kieran Trippier vijojnë për Bayern Munchenin në këto ditë të fundit të merkatos.

Drejtuesit e Newcastle e refuzuan ofertën e bavarezëve prej 15 milionë eurosh por pavarësisht këtij fakti gjermanët do të vijojnë insistimin për anglezin.

Krahu i djathë i mbrojtjes nuk e ka bindur Thomas Tuchelin në fazën e parë të sezonit dhe tek një ekip që aspiron për fitimin e titujve, diçka e tillë është e patolerueshme.

Megjithatë, negociatat midis palëve nuk kanë rezultuar në favorin e gjigandëve të Bundesligës dhe më gjerë, të cilët gjithsesi kanë ende kohë për arritjen e objektivit.

33 vjeçari është një lojtar me shumë eksperiencë, sidomos në Premier League, i cili fillimisht spikati tek Tottenham Hotspuri dhe më pas vendosi për Atletico Madridin.

Sezoni aktual është i treti në ‘’ St James Park ‘’, të cilit i duhet të vendosë nëse do ti qëndrojë besnik bardhezinjve apo do të kalojë në ‘’ Allianz Arena ‘’.

28 sfidat e deritanishme me klubin më të pasur në botë kanë rikonfirmuar cilësitë e padiskutueshme të Kieran Trippier, i cili shquhet edhe për inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy