
Lirim Kastrati është largua nga Legia e Varshavës. Sulmuesi i Kosovës, do të vazhdojë karrierën në Hungari.
23-vjeçari është transferuar te skuadra e MOL Fehervar, me të cilët ka firmosur për 3 sezone dhe do të mbajë fanellën me numër 10.
Gjatë prezantimit, Kastrati tregoi edhe arsyen, pse zgjodhi të transferohet në kampionatin hungarez.
Para se të pranoja ofertën e klubit, fola me drejtorin sportiv Istvan Salloi dhe trajnerin Michael Boris, dhe ishte shumë mirë që ata të dy donin që të transferohesha këtu. Një nga gjërat më të rëndësishme për një lojtar është të ndjejë besim.
Kam folur edhe me ish-shokun tim të skuadrës, Myrto Uzuni, për futbollin hungarez dhe Vidin. Mendoj se kjo do të jetë një mundësi e mirë që të tregohem, qëllimi im është të performoj në atë mënyrë që trajneri i Kosovës të llogarisë sërish tek unë, kam shumë besim se do të kemi një sezon të suksesshëm dhe me lojë të mirë, gola.



